Forumi për Trashëgimninë: Po shkatërrohet Kisha në Kepin e Rodonit. E vetmja gjurmë e shqipes arbnore të Gjergj Kastriotit

Publikuar tek: kulture-art, më 11:18 09-01-2016 Forumi për Trashëgimninë: Po shkatërrohet Kisha në Kepin e Rodonit. E vetmja gjurmë e shqipes arbnore të Gjergj Kastriotit Foto te brendshme te degradimit te Kishes se Shnandojit ne Kepin e Rodonit

Forumi për Trashëgimninë Kulturore ngre këmbanat e alarmit për një nga Kishat më të vjetra në Shqipëri që po shkon drejt degradimit të plotë, por që është një gjurmë e drejtpërdrejtë e Gjergj Kastriotit që duhet shpëtuar. 

“Një nga Kishat më të rëndësishme të Shqipërisë për vjetërsinë dhe historinë e saj, kisha e Shnandojt në Kepin e Rodonit po degradon përditë. Do të ishte një nga humbjet më fatale rënia e suvasë ose degradimi i mëtejshëm i saj, pasi aty ndodhet gjurma e vetme e shqipes arbënore të kuqe në sfond të verdhë e gjetur brenda kufijve të Shqipërisë së sotme. Lagështira po e bren përditë me shpejtësi dhe është rritur pa masë vitet e fundit” jep alarmin Forumi për mbrojtjen e Trashëgimnisë Kulturore, një forum në përbërjen e të cilit janë emrat më në zë të urbanistikës, kulturës, artit e gazetarisë.

Forumi kërkon që të gjithë ata që kujdesen për mbrojtjen e monumenteve të trashëgimnisë nuk duhet të heshtin. “Ndoshta ata fatkeqësisht nuk e kuptojnë rëndësinë e këtij monumenti. Ndaj është e nevojshme të ngrihet një organizëm qytetar për marrjen në mbrojtje të monumentit- dëshmitar. Puna nuk pret, pasi kjo gjurmë e drejtpërdrejtë e Gjergj Kastriotit duhet shpëtuar” thuhet në deklaratën e Forumit për mbrojtjen e trashëgimnisë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bisedë me Tinka Kurtin: Alo Tinkë - Ku je zemër?
91 vite më parë/ Faik Konica, çfarë i shkruante Fan Nolit dhe Ahmet Zogut në emër të Vatrës »
Article Logic
Execution time: 0.0040209293365479
array(1) { ["section"]=> string(126) "forumi-per-trashegimnine-po-shkaterrohet-kisha-ne-kepin-e-rodonit-e-vetmja-gjurme-e-shqipes-arbnore-te-gjergj-kastriotit-29526" }