Këto janë pamjet që vijnë nga zona e përmbytur e Mandras në Greqi. Ndërkohë që bilanci i viktimave ka shkuar në 19, qindra shtëpi janë nën ujë, përfshirë 100 familje shqiptare të cilat kanë humbur gjithçka: Shtëpitë, makinat, pasaportat... Sakaq, është raportuar për 6 të humbur, midis tyre edhe një shqiptar, 29-vjeçari Spiro Koleci.