Punonjësit e rafinerisë së naftës në Ballsh janë bllokuar në mes të rrugës gjatë marshimit të tyre drejt Tiranës ku do të protestojnë në kërkim të pagave të prapambetura.
Mësohet se nafëtarët janë bllokuar në mes të rrugës dhe kanë gjetur strehim në qendrën sociale "Logu i Shkëndijës". Ata bëjnë apel për ndihma në batanije për shkak të temperaturave tepër të ulëta.