Foto e ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:14 01-05-2018 Foto e ditës

30 prilli njihet ndryshe si Dita Ndërkombëtare e Jazz-it, që festohet me qëllim ndërgjegjësimin mbi vlerat e kësaj rryme muzikore.

Për të festuar këtë datë, në shumë vende organizohen evente të ndryshme, ku lajtmotiv mbetet edukimi përmes Jazz-it, ku theksohen vlera të ndryshme si uniteti dhe dialogu përmes kulturës.

Edhe në Shqipëri aktivitetet me këtë rast nuk kanë munguar. Në qytetin e Beratit, ku vitet e fundit vihet re një numër i madh turistësh, është mbajtur një koncert në skenën e improvizuar në bulevard. Ndryshe nga organizimet e tjera, në këtë festë, të rinjtë dhe të rejat kanë sjellë në skenë këngë të muzikës qytetare të ripërpunuara në versionin jazz.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020586967468262
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-118988" }