Foto e ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:16 20-05-2018 Foto e ditës

Kuvendi i Shqipërisë, në kuadër të Ditës Kombëtare të Jetimëve, priti 200 fëmijë jetimë.

Fëmijët jetimë simuluan një seancë plenare, ku përmes fjalimeve të mbajtura, paraqitën me plot mjeshtëri fjale kërkesat e tyre për më shumë solidaritet, si një shtresë e veçantë që meriton ndihmën, vëmendjen dhe kujdesin e posaçëm nga shoqëria dhe strukturat shtetërore përgjegjëse.

Fëmijë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës, sollën në foltore të Kuvendit emocione të ndjera nga jetimë të luftës së Kosovës, të prindërve të rënë në krye të detyrës, në aksidente pranë vendit të punës etj. Fëmijët jetimë, përmes fjalëve në foltoren e Kuvendit përcollën mesazhe të forta për një shoqëri më solidare ndaj jetimëve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019191026687622
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-121418" }