Foto e ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:06 31-05-2018 Foto e ditës

31 maji, dita e fundit e muajit të pranverës, është një ditë feste e vërtetë për fansat e shumtë të këngëtarit Al Bano Karrisi, që janë pjesë e shoqatës kulturore “Al Bano Karrisi”, formuar më 31 janar të vitit 1996.

Al Bano do të qëndrojë në Vlorë, për të marrë pjesë në eventin, që do të organizohet në sallën e Hotel “Vlora International”, ora 17.00 e të enjtes.

Bashkë me këngëtarin do të jenë edhe deputeti Italian Nicola Ciraci me origjinë arbëresh, si edhe pjanistja e famshme shqiptare, Mjeshtër i Madh Aksinja Xhoja.

Në këtë ditë të shënuar të 75 vjetorit të lindjes së këngëtarit, i bëhet dhuratë libri “Kjo dashuri e ka emrin Al Bano” i autores Zenepe Luka, që është i pesti botim që bëhet për këngëtarin në Shqipëri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03345799446106
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-122707" }