Foto e ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:09 28-06-2018 Foto e ditës

Arqipeshvi i Shkodrës, Imzot Angelo Massafra mori nga presidenti Ilir Meta, Dekoratën e Lartë “Nënë Tereza”. Çmimi iu akordua për kontributin e shquar në drejtim të ripërtëritjes shpirtërore të besimit katolik në vendin tonë, për nxitjen, inkurajimin e promovimin e vazhdueshëm të bashkëjetesës paqësore, harmonisë dhe dialogut ndërfetar dhe në  mirënjohje ndaj përkushtimit të paepur për zhdukjen e fenomenit të gjakmarrjes dhe rivendosjen e pajtimit kombëtar.

Meta u shpreh se ky vlerësim solemn përkon me jubileun e Vitit të Skënderbeut dhe nga ana tjetër dekorata mban emrin e Shenjtores së madhe për mbarë njerëzimin, Nënë Tereza .

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033601045608521
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-125975" }