Ditën e djeshme është përuruar busti i ish-kryetarit të Kuvendit, Pjetër Arbnori. Busti i tij është vendsour përpara sallës së seancave plenare. Pjetër Arbnori ka qenë kryetar i parlamentit në vitet 1992 deri në vitin 1997.
Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e përurimit të bustit të Arbnorit, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi u shpreh se Pjetër Abrnori mbetet njeri i dashurisë për njerëzit.
Në ceremonine përurimit të bustit morën pjesë familjarët, miqtë e tij si dhe kundërshtarët politikë.
Busti është zbuluar nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ndërkohë një fjalim të shkurtër ka mbajtur edhe Besnik Mustafaj si mik i Pjetër Arbnorit.