Foto e ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:06 05-08-2018 Foto e ditës

Arkitekti i njohur Artan Shkreli ka postuar pamjet e një basorelievi të rrallë, në të cilin qëndron dhe heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Basorelievi kreshëror i Skënderbeut , siç e ka quajtur Shkreli, gjendet në fasadën e Kështjellës së Origliano d’Otranto në Pulja, në atë tokë ku ende sot fliten idiomat e vjetra griko e arbreshe.

Sipas arkitektit, pas një ndërhyrjeje estetizuese në vitin 1667, në fasadën e kështjellës u vendosën disa skulptura të personazheve të rëndësishëm që evokonin historinë në gjithë dimensionet e saj.

Mes tyre është dhe Skënderbeu, i cili ndodhet krah Tirmurlengut dhe Kristofor Kolombit, i pari njeriu i cili zuri rob Sulltan Muratin e Parë dhe i dyti  eksploratori më i madh i shekukllit të XV.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012563943862915
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-130179" }