Foto e ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:14 06-09-2018 Foto e ditës

Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Dea Open Air” ka nisur edicionin e tij të pestë në kinema Limani në Sarandë.

“Yjet e së ardhmes”, një komedi romantik-muzikore me metrazh të plotë e me regji të Edmond Topit, është filmi që ka çelur Festivalin.

Festivalin e ka komentuar akademiku dhe profesori i njohur Përparim Kabo, i cili shkruan “Vjen nata dhe mes detit ne mblidhemi shqiptar dhe të huaj, kineast dhe të dashuruar pas magjisë së ekranit të madh, artistë karjere dhe të rin”, duke shtuar se nata e parë ishte vërtet plot surpriza.

Edicioni i pestë i festivalit do të zgjasë nga data 2 deri më 8 shtator dhe premton për publikun netë plot surpriza.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.14832091331482
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-133327" }