Foto e ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 06:18 07-09-2018 Foto e ditës

Dy javë  më parë, gazetarja Anila Basha humbi të atin, në betejën e stërmundimshme 4-vjeçare me sëmundjen e kancerit.

Pavarësisht dhimbjes, ajo ka gjetur forcë dhe sot bashkë me të ëmën, Lirien, ende nën veshjen e zisë kanë shkuar te Onkologjiku për një arsye tejet domethënëse.

Nënë e bijë kanë marrë karrocën e të ndjerit të tyre Aristotel për ta dhuruar për dikë tjetër në nevojë.

“Këtë karrocë e blemë dy ditë para se im atë të ndërronte jetë. Kemi vendosur t’ia dhurojmë sot pavionit të kimioterapisë, këtij pavioni ku ecejaket tona kanë qenë të shumta në katër vite me radhë e na kanë bërë të kuptojmë sa e shtrenjtë është jeta dhe sa shumë luftojnë këta pacientë me sëmundjen e stërmundimshme. Sigurisht, kjo karrocë nuk do zgjidhë nevojat e tyre por është një ndihmë sado e vogël për këdo, i cili ashtu sikurse im atë, e donte jetën dhe luftoi deri në fund", shprehet ndër të tjera gazetarja Basha. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Foto e ditës
»
Article Logic
Execution time: 0.33319687843323
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-133449" }