Foto e ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:13 25-09-2018 Foto e ditës

Disa ditë më parë newsbomb.al bëri publik rastin e 20 vjeçarit nga Tropoja Fatlind Buçaj, i cili vuan nga një sëmundje e rëndë.

Menjëherë pas publikimit të lajmit qytetarët që u sensibilizuan me rastin ishin të shumtë, shqiptarët kudo ndodheshin e dhanë ndihmën, i dhanë Lindit mundësinë të luftojë me sëmundjen e rëndë e shpresën që operacioni të dalë me sukses dhe ai të ngrihet në këmbë.

Nëpërmjet një falenderimi për të gjithë shqiptarët që dhanë kontributin e tyre dhe padyshim qytetarëve të Tropojës, Sara, motra e 20 vjeçarit ka treguar se shuma që nevojitej (50 mijë euro) është arritur.

Tani “detyrën” më të vështirë e ka Lindi, është ai që duhet të bëhet i fortë, t’ i bëjë ballë sëmundjes e të çohet në këmbë për familjen e të gjithë ne që besojmë tek ai.

Fatlindi prej 1 muaj e gjysmë ndodhet i shtruar në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në reanimacionin e Neurokirurgjisë, me tumor në kokë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.059323072433472
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-135501" }