Foto e ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 06:15 26-09-2018 Foto e ditës

Një histori tej të zakonshmes. Një adoleshent 19 vjeçar nga Indonezia është gjetur i gjallë pas 49 ditësh që kishte humbur në det.

Bëhet fjalë për Aldi Novel Adilang që ka jetuar në një barkë të modifikuar peshkimi dhe që rreth dy muaj më parë, në 14 korrik, erërat e forta e cuan 1200 milje larg ujrave japoneze.

Adilang punonte si një mbajtës llampe në atë strukturë druri kur ai u rrëmbye nga deti, sipas Jacarda Post. Detyra e tij ishte të ndizte llampat për të tërhequr peshkun.

Por kur humbi në det, duhet të mbijetonte. Pas përfundimit të furnizimeve ai përdorte palette e drurit të kasolleve lundruese për të bërë zjarr, citoi për gazetën gjenerali I konsullatës Murza Nurhidayat. Adoleshenti mbijetoi duke kapur peshk dhe duke pirë ujë që e filtronte përmes këmishës së tij. 

Tashmë adoleshenti është bashkuar me familjen  e tij në Manado në një provincë të Indonezisë. Mjekët thonë se po e merr veten pas traumës së pësuar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Foto e ditës
»
Article Logic
Execution time: 0.020190954208374
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-135625" }