Foto e ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 09:46 06-10-2018 Foto e ditës

Ditën e sotme në Oslo është zhvilluar ceremonia e ndarjes së Çmimit Nobel për Paqe, të cilin e kanë marrë dy aktivistë kundër dhunimit të grave.

Nadia Murad dhe Denis Mukwege janë dy fituesit e Nobelit të vitit 2018, për fushatën e tyre kundër përdhunimeve në luftë.


Murad është pjesë e pakicës Yazidi të Irakut, e cila u torturua dhe u përdhunua nga militantët e Shtetit Islamik dhe më vonë u bë fytyra e një fushate për lirimin e popullit Yazidi.

Ndërsa Dr Mukwege është një gjinekolog kongolez i cili, së bashku me kolegët e tij, ka trajtuar dhjetëra mijëra viktima të përdhunimit.

Këtë vit, për Çmimin Nobel u kandiduan 331 organizata dhe individë, por fituesit ishin vetëm dy, në një ceremoni prestigjoze e cila u mbajt sot në kryeqytetin norvegjez, Oslo.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.082977056503296
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-136808" }