Foto e ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:15 10-10-2018 Foto e ditës

Gjatë kohës kur ishte me pushime në Sarandë, një turisti kroat i kishte humbur portofoli. Mirëpo për të është e pabesueshme ajo që i ndodhi më pas.

Kroati i quajtur Vlatko Horvat e ka ndarë historinë e tij në rrjetet sociale, që tashmë ka marrë vëmendje në Shqipëri.

“Çfarë ndodh kur humbni portofolin në Shqipëri?

Isha në Sarandë me një shok dhe e lashë Shqipërinë për t’u nisur drejt Zakynthos, Greqi. Pas 5 orësh që isha nisur më vjen një mesazh: “E di që kaluat mirë në Sarandë, por nuk ishte nevoja të lije një bakshish kaq të madh. Nuk e kisha kuptuar ende që kisha harruar portofolin tim atje dhe djali që e gjeti më kontaktoi direkt dhe ma solli atë në Kroaci.

Fillimisht mendova me vete që nuk ka asnjë shans që të mbërrijë, por sot sapo ma solli postieri. brenda janë të gjitha paratë dhe dokumentat.

Albano Koka faleminderit shumë! Dhe po, Shqipëria është e bukur…dhe shqiptarët janë njerëz ekstra”, shkruan ai në Facebook.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.045225858688354
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-137248" }