Foto e ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:16 15-10-2018 Foto e ditës

Video-bloggeri i famshëm Nuseir Yassin, i njohur si Nas Daily do të vizitojë Shqipërinë këto ditë.

Përmes një postimi në Facebook ai ka njoftuar për vizitën e tij në datën 17 tetor në Sheshin Nënë Tereza të kryeqytetit, ku pritet të realizojë një prej sekuencave për videon e tij mbi Shqipërinë.

Blogeri kërkon që t’i bashkohen sa më shumë qytetarë.

Nas Daily është i famshëm për videot e tij 1 minutëshe në Facebook të realizuara në vende të ndryshme të botës. Ai ka rreth 10 milion ndjekës.

Ende nuk dihet se cila është tema që ka zgjedhur për Shqipërinë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.039903879165649
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-137838" }