Foto e ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:36 19-10-2018 Foto e ditës

Një emigrant shqiptar ka pastruar vullnetarisht ambientet e muzeut kombëtar Gjergj Kastrioti në Krujë.

Kastriot Shkreta, nga fshati Derven i Krujës, prej vitesh jeton dhe punon në Itali, ku merret me pastrime profesionale të llojeve të ndryshme. Para dy muajsh ai kishte premtuar se do të pastronte në mënyrë vullnetare ambientet e muzeut të Krujës. Dhe e ka mbajtur fjalën.

Shkreta ka siguruar gjithçka personalisht, solucionet dhe mjetet e tjera, për të pastruar të gjitha ambientet e jashtme të muzeut. Ndryshimi është drastik, shkallët e gurit, stolat dhe muret e muzeut tashmë shndërrijnë.

Ai është vlerësuar për gjestin e tij fisnik dhe punën e mrekullueshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027673006057739
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-138353" }