Foto e ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 06:17 24-10-2018 Foto e ditës

Blogu prestigjoz amerikan i udhëtimeve Lonely Planet ka publikuar listën e përvitshme të 10 destinacioneve në marë globin që ia vlen t’i vizitoni gjatë vitit 2019.

Midis disa prej destinacioneve më të njohura në botë është edhe Shqipëria. Një lajm fantastik për turizmin vendas, duke patur parasysh që një prej botuesve më të mëdhenj të guidave turistike, siç është Lonely Planet ndiqet nga miliona njerëz në mbarë botën.

“Shqipëria ka qenë kufiri i fundit i Europës për një kohë të gjatë. Një xhep plot vlerë që fshehet përpara syve, me disa plazhe të mrekullueshme dhe histori unike, duke mos patur turmat e Malit të Zi apo Greqisë. Ushqimet e vendit me shije unike ofrojnë konsum të veçantë. Megjithëse parqet arkeologjike si Apollonia dhe Butrinti janë unike, përzierja me ndikimet ballkanase dhe italiane nuk janë sekret. Shqipëria mbetet një destinacion ku mund të ecni në mes të peizazhit të bukur malor, të qëndroni në fshatra të vegjël e të përjetshëm apo të eksploroni kryeqytetin e zhurmshëm Tiranën, pak a shumë si në gjithë Europën”, shkruhet në artikullin e Lonely Planet.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Foto e ditës
»
Article Logic
Execution time: 0.0045568943023682
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-138881" }