Foto e ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:21 29-10-2018 Foto e ditës

Vetëm 17 vjeçe, Aja Çela është autorja më e re në moshë, e cila sapo ka promovuar librin e saj të parë, “Ka muzikë në shtëpinë e madhe”.

Libri i saj vjen si një risi në letërsinë shqipe për brezin e ri, duke cekur nëpërmjet tregimeve dhe novelave tema, që kërkojnë guxim për t’u trajtuar, si dashuria për familjen, prindin dhe partnerin, jeta, vdekja, por edhe vërteta e shpresa.

E pyetur se pse ia vendosi titullin “Ka muzikë në shtëpinë e madhe” librit ajo përgjigjet: “Ka muzikë në shtëpinë e madhe, se është tregimi që më pëlqen më shumë në libër. Është një tregim që flet për dashurinë që ka një vajzë për nënën e saj dhe sigurisht që kjo vlen edhe për mua, meqenëse nëna ime është një model për mua”, ka thënë ajo për Report Tv.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.038227081298828
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-139435" }