Foto e ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:15 31-10-2018 Foto e ditës

Çfarë do të mendonit për një doktor që ju i kërkonit një konsultë dhe ai t’ju thoshte: lermëni të qetë se po përkthej? Si do të pyesnit për një mjek neokirurg që në momentin që do të kapte kokën tuaj me dorë do ta sillte në vete?

Imazhi për doktor Mentor Petrelën në spitalin e Neokirurgjisë është: Ai është i pakapshëm…Kujdes se po kalon doktori…Aman, vetëm te shefi mos u anko…
Por ja që Mentor Petrela, doktori për të cilin gjithmonë kemi pasur imazhin e një njeriu të rreptë, nuk është vetëm kirurgu i kokës…Kohët e fundit, provoi se është edhe kirurgu i fjalës. 
Doktor Mentor Petrelën, do ta shihni sot si përkthyesin e veprës “Rrëfimet – Jeta si kirurg i trurit” të autorit doktor Henry Marsh, i cili po ashtu, i kishte abandonuar operacionet e tij në Ukrainë siç tregoi, për të qenë krah doctor Petrelës në promovimin e librit të tij në shqip, pas suksesit të parë të bestseller-it “Mos bëj dëm”. 
Petrelën, nuk do ta keni parë ndonjëherë nervoz në pavionin e neokirurgjisë. Ama, përballë një salle të tejmbushur, me gazetarë, kritikë të librit, botues, autorë, madje edhe mjekë, ishte disi në siklet. Vërtet kishte përkthyer një libër, por për të folur për librin, është shumë e vështirë. Sepse, nuk do të hyhej vetëm në botën e trurit, qelizë pas qelize, atë që ai e njeh deri në detaj. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02689003944397
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-139684" }