Qindra studentë bojkotuan ditën e djeshme mësimin dhe protestuan masivisht para ministrisë së Arsimit.
Studentët kërkojnë uljen e tarifave dhe shtyrjen e afatit të pagesës.
Disa nga thirrjet që ata kanë lëshuar ishin “Duam Shqipërinë si gjithë europa”, “Duam arsimin si gjithë europa”.
Po ashtu edhe në Universitetin e Elbasanit studentët bojkotuan mësimin dhe u ngritën në protestë për të njëjtën kauzë.
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla në një konferencë për mediat u shpreh se tarifat vendosen nga universitetet. Ndërkaq, studentët kanë paralajmëruar një tjetër protestë ditën e sotme.