Foto e ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:13 14-06-2019 Foto e ditës

Shkrimtari i madh Bardhyl Londo ka kaluar një periudhë të vështirë shëndetësore këto dy muajt e fundit.

Dje, Londo ka shkruar se për herë të parë pas dy muajsh filloi ritualin e zakonshëm duke u ulur në tavolinën e punës.

'Më 10 qershor u mbushën plot dy muaj që kur mjeku i pashoq dhe njeriu i mrekullueshëm Edmond Celiku së bashku me stafin e tij më të mirë bënë të gjitha përpjekjet për të më shkëputur nga nata e tmerrshme dhe e pështirë e tumoreve dhe polipeve. Por ky ekip i shkëlqyer do ta kishte veshtirë pa vemendjen dhe dëshirën tuaj për të me ndihmuar, pa përkujdesjet e të afërmve të mij që nuk më lanë vetëm asnjë sekondë, pa torturën e vajzave të mija që i gdhinin netët e gjata në spitale. Flm të gjithëve. Sot,për here të parë pas dy muajsh, fillova ritualin e zakonshëm, u ula në tavolinen e punës. Është bukur këtu mes jush megjithse e di që kryqin tim të kryqezimit e mbaj gjithmonë mbi supe', shkruan Londo.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.25713515281677
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-168162" }