Foto e ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:10 24-06-2019 Foto e ditës

Sa vjen e afrohet data e zgjedhjeve të 30 qershorit, duket se po vendoset edhe një mirekuptim mes protestuesve që dalin për të penguar takimet e kryeministrit Rama dhe policisë.

Kështu, dy ditë më parë, kordoni i policëve, por jo i forcave speciale, ishte vendosur përballë dhjetëra protestuesve të PD.

Këta të fundit me thirrjet “Rama ik” kanë qëndruar në shëtitoren e re, deri në përfundim të takimit të Ramës.

Por siç shihet nga fotot që sjell Newsbomb.al, në fund të takimit, protestuesit dhe policët janë ndarë me takime e përqafime mes tyre, një klimë tjetër, e ndryshme nga ajo që shfaqet në rrethe të ndryshme të vendit. Ndoshta edhe nga fakti se të gjithë janë sarandiotë, s’ka të ardhur.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068478584289551
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-169464" }