Foto e ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:14 26-06-2019 Foto e ditës

Kjo mund të jetë harta e parë moderne etnografike për shqiptarët, e hartuar nga britanikët në 1880, si mundësi për të kuptuar kufijtë natyrorë të shqiptarëve.

Qartazi, shqiptarët kishin një pozicionim mjaft të dallueshëm në trojet e tyre. Shqiptarët e Çamërisë përbënin një grup të veçantë të njohur nga studiuesit e hershëm britanikë.

Ndaj, shteti shqiptar dhe shqiptarët të mos kenë asnjë dilemë për Çështjen Çame. Nuk kërkohet asgjë më shumë se zbatimi i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Kush mendon se Çështja Çame është çështje pronash, është hilecak dhe i painformuar.

Nuk besoj se do ketë qetësi pa zgjidhur këtë çështje në gjithë dimensionet e saj, që nga kujtesa dhe nderimi i viktimave e deri tek zgjidhja e çdo pengese juridike e shtetërore që ndalon pasardhësit e çamëve të gëzojnë çdo të drejtë në tokën e tyre. Unë e dua Çamërinë./ Publikuar nga studiuesi Erald Kapri

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073089599609375
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-169770" }