Foto e ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:25 18-07-2019 Foto e ditës

Zarife Hasanaj dhe Klodian Tanushi, dy ushtarakët shqiptarë që humbën jetën në Letoni, në bazën Adazi të NATO-s, do të kujtohen gjithmonë nga brezat që do të hyjnë në atë bazë. 

Kështu, është vendosur që në një prej këndeve të kësaj baze, për nder të dy dëshmorëve të Atdheut të ngrihet një memorial, në të cilin janë vendosur dhe emrat e dy ushtarakëve shqiptarë që ranë në krye të detyrës.

Kanë qenë kolegët e tyre, ushtarakët e tjerë shqiptarë që kanë zbuluar memorialin. 

Lajmin e bënë të ditur për median ministrja e mbrojtjes Olta Xhacka. “Dëshmorët e atdheut major Klodian Tanushi dhe nëntetar Zarife Hasanaj do të jenë përgjithmonë pjesë e grup-batalionit të NATO-s në Letoni.Kolegët e tyre zbuluan memorialin kushtuar dy rënëve në Camp Adazi, ku ata shërbyen dhe dhanë jetën. Lavdi përjetë dëshmorëve!”, shkruan ministrja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.00701904296875
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-172559" }