FOTO E DITËS

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:21 20-07-2019 FOTO E DITËS Rubini kur degjon per here te pare

Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” ka rikthyer historinë e Rubinit, vogëlushit që u operua disa javë më parë pasi shqiptarët grumbulluan paratë për operacionin e tij.

Ekipi i mjekëve austriak i vendosi vogëlushit implantin koklear. Pas operacionit mjeku u tha prindërve se duhet të prisnin 4 deri në 6 javë deri sa procesi i post operimit të ndodhte dhe Rubini të shërohej. Rubini ka bërë më sukses testin e implantit koklear me doktor Arvenolin.

Gjithashtu prindërit kanë treguar devotshmëri dhe vullnet. E ëma e Rubinit tha se pas operacionit kanë përpjekjet qenë intensive “sot më thanë për provën e dëgjimit” shprehet ajo e emocionuar.

Mjeku u thotë prindërve për takimet që do të kryejnë dhe se duhet të tregojnë vullnet dhe vendosmëri. Rubini për herë të parë në jetë ka dëgjuar tingujt e parë dhe ka reaguar. Mjeku tha se reagimi i tij ishte i mirë dhe se së shpejti do të rehabilitohet.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007253885269165
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-172743" }