FOTO E DITES

Publikuar tek: foto-e-dites, më 06:24 09-10-2016 FOTO E DITES

*Kush ishte Gilman Bakalli, profesori që la pas një dhimbje të madhe: Flasin miqtë

Gilman Bakalli, ishte profesori që la pas një dhimbje të madhe, bashkë me të dhe vepra të ndryshme në fushën e komunikimit ndërkulturor, mësimdhënies në nivel universitar, në fushën e teorive të letërsisë dhe përkthimit. Profesori ndërroi jetë mbrëmjen e sotme pasi prej kohësh ishte i diagnostikuar me leucemi.

Bakalli ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë për katër vite, konkretisht nga viti 2005 deri në 2009, duke përfaqësuar Partinë Demokratike në Qarkun e Shkodrës, por pasi u tërhoq nga politika, ai ju përkushtua tërësisht jetës akademike.  Ai ishte studiues, polemist, publicist dhe përkthyes i shumë veprave të huaja. 

Bakalli deri në momentin e fundit  punonte si pedagog në Universitetin Evropian të Tiranës në Departamenti i Komunikimit dhe Marrëdhënie Publike, Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Edukimit.

Me një përvojë më shumë se 15-vjeçare në mësimdhënie ai la pas gjurmë në në fushën e teorive të letërsisë, përkthimit, komunikimit ndërkulturor dhe teorive të komunikimit. 

Miq, familiarë, politikanë të njohur janë bashkuar në dhimbjen e madhe të ndarjes nga jeta në moshë kaq të re të profesorit të njohur. 

Miqtë u shokuan nga ikja e parakohshme e tij. Ata kanë shprehur ngushëllimet më të përzemërta për familjen dhe të afërmit e profesorit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sot dasma mbretërore, zbulohen të ftuarit e dasmës së Princ Lekës, nga e gjithë bota në Tiranë
Edi Rama në stadium, por ka veshur një bluzë sportive që nuk ka flamurin shqiptar »
Article Logic
Execution time: 0.017484903335571
array(1) { ["section"]=> string(18) "foto-e-dites-55553" }