FOTO E DITËS

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:51 06-12-2016 FOTO E DITËS

“Baba, ngjitu lart dhe shiko...” Fjalët e fundit të babait vrasës që mbyti dy ëngjëj

 Një ngjarje e rëndë tronditi dje Korçën, ku babai 41 vjeçar, Naum Toshi vrau dy fëmijët 4 dhe 7 vjeç dhe më pas vari veten duke lënë një letër. Shkaku kryesor që çoi autorin drejt aktit të tmerrshëm, dyshohet të jetë xhelozia ndaj bashkëshortes. 

Sipas njoftimit të policisë, nga veprimet hetimore të kryera nga ana e shërbimeve policore në vendngjarje, rezulton se shtetasi N.T, gjatë natës, pasi ka mbytur e më pas ka varur dy djemtë e tij të mitur, është vetëvarur edhe vetë në ambjentet e dhomës së tij.

Në vendin e ngjarjes janë konstatuar edhe një shënim të cilin viktima ia kishte lënë babait të tij, ku e sqaronte atë për aktin që do të kryente.

“Baba ngjitu lart dhe shiko. Nuk te pyeta kur e mora e nuk te pyes se si ika. Ti mos me ndiq e s’dua asgje nga ty, lamtumire. Ky ishte fati im”, shkruhej në letër.

Dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur për motive xhelozie, ndaj bashkëshortes së tij shtetases M.T, 22 vjeçe, me të cilën i ndjeri ka pasur mosmarrëveshje të vazhdueshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.04969310760498
array(1) { ["section"]=> string(18) "foto-e-dites-61722" }