Foto e ditës/ 8 marsi

Publikuar tek: foto-e-dites, më 09:06 08-03-2016 Foto e ditës/ 8 marsi

Sot është Dita Ndërkombëtare e Gruas. 8 marsi njihet në gjithë botën si dita që shërben për bashkimin e grave pa dallim feje, kulture, rrace, gjuhe, prejardhje...por sidomos për përpjekjet për barazi e drejtësi.

Dita Ndërkombëtare e Gruas e ka zanafillën që në shekullin XIX dhe në shtetet të ndryshme festohet si festë kombëtare. Zjarri që ra në New York ku mbi 140 gra humbën jetën shërbeu për vendosjen e ligjeve të reja lidhur me kushtet e punës.

Në Shqipëri ndërkaq, është bërë traditë që kjo ditë të festohet. Gratë organizohen së bashku në ambiente lokalesh e restorantesh ku nuk mungojnë as dhuratat në shenjë respekti e mirënjohje. Vitin e kaluar pati një tentativë nga ana e vajzave dhe grave për të organizuar një protestë në qendër të Tiranës por pjesëmarrja ishte shumë e ulët.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090489387512207
array(1) { ["section"]=> string(26) "foto-e-dites-8-marsi-34524" }