“Foto e Ditës” e kryeministrit Rama nuk pritet mirë nga qytetarët

Publikuar tek: fcb-bomb, më 23:53 02-05-2017 “Foto e Ditës” e kryeministrit Rama nuk pritet mirë nga qytetarët

“Humori e ka një kufi”, është një shprehje që duket se vlen të thuhet pas asaj që ka publikuar kryeministri Edi Rama në Facebook-un e tij, një “Foto Dite” që nuk i ka bërë edhe aq për të qeshur ndjekësit e tij.

Rama ka ironizuar PD-në duke postuar foton e çadrës së protestës ku pranë saj dallohen disa shitës ambulantë të cilët tregtojnë fara, cigare, ujë...

Pa ndonjë koment të veçantë, por duke postuar shjenjat “qesh me lot”, për komentuesit ka qenë e vështirë të interpretojnë foton e ditës së kryeministrit dhe e kanë sulmuar se po tallet me hallexhinjtë dhe fukarenjtë.

Një nga komentet e shumta kritikuese shkruan:

“Mirë mor zoti Edi Rama , mos u tall me fatkeqët se nuk të shkon ty për shtat kjo gjë , në fund të fundit janë populli yt...mbaj një qëndrim të përshtatshëm dhe të qartë për popullin...jo ditën si Kryeministër dhe natën si kryetar partie se tani nuk je më thjesht kryetar partie ,popullariteti i tepërt nuk të ka hije...dhe e them ktë thjesht si një mendim qytetari ,jo se jam kundër jush,.. por mbani një qëndrim tjetër ,jo si populli i zakonshëm,... le ta bejë dikush tjetër ktë gjë...”

wert34t34t4t4t.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018511056900024
array(1) { ["section"]=> string(69) "foto-e-dites-e-kryeministrit-rama-nuk-pritet-mire-nga-qytetaret-77251" }