Foto e ditës e zgjedhur nga Rama, në krah të çiftit Obama

Publikuar tek: politike, më 18:35 29-09-2015 Foto e ditës e zgjedhur nga Rama, në krah të çiftit Obama

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në profilin e tij në facebook një foto ku ai dhe bashkëshortja e tij, Linda, ndodhen në krah të çiftit Obama.

Ky veprim është kthyer në traditë nga SHBA kur zhvillohet mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Në pritjen që presidenti i SHBA-së organizon për liderët e shteteve nga e gjithë bota, realizohet edhe kjo foto.

Çifti Rama ka edhe një foto të ngjashme me çiftin Obama të bërë 2 vite më parë me të njejtin rast. Një vit më parë ishte presidenti Bujar Nishani ai që u fotografua me homologun amerikan, si kryesues i delegacionit shqiptar në OKB.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Prokuroria nis hetimet për letrën e Spartak Brahos
Rama kërkon ndërhyrje ushtarake kundër ekstremistëve, flet edhe për reformën e re në Shqipëri (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.022857904434204
array(1) { ["section"]=> string(62) "foto-e-dites-e-zgjedhur-nga-rama-ne-krah-te-ciftit-obama-21947" }