Foto e Ditës/ Lexuesit e newsbomb.al bëhen bashkë në ndihmë të nënës me dy fëmijë

Publikuar tek: foto-e-dites, më 06:27 29-06-2016 Foto e Ditës/ Lexuesit e newsbomb.al bëhen bashkë në ndihmë të nënës me dy fëmijë

Lexuesit e newsbomb.al bëhen bashkë në ndihmë të nënës me dy fëmijë

Katër ditë më parë Newsbomb.al publikoi historinë tronditëse të një gruaje e cila jeton në varfëri ekstreme së bashku me dy fëmijët e saj. Publikimi i historisë ndikoi në sensibilizimin e shumë qytetarëve brenda dhe jashtë vendit, përfshirë shqiptarë nga SHBA dhe Australia, ndërsa për rastin ka reaguar edhe Shërbimi Social.

Sonila Mustaj, vajza që vuri në dijeni redaksinë tonë për historinë e Denisa L., tregon se ndihmat e para në ushqime dhe veshje kanë mbërritur te gruaja. Mustaj sqaron gjithashtu se ka pasur sot një bisedë telefonike me Drejtoreshën e Shërbimit Social, Etleva Bisha, e cila i ka kërkuar të dhënat e gruas.

Gjithsesi, për Denisën dhe dy djemtë e saj, njeri prej tyre invalid, ka nevojë ende për ndihma, pasi familja ndodhet pa shtëpi dhe pa asnjë burim financiar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bamllari-policit: Jam miku i Saimirit e të gjithë shefave të tu
Zbardhen ''SMS''-të e gjyqtarit që i kërkonte seks gruas që do ndante: ‘’Zogu…mos reflekto mendësi fshatareske'' »
Article Logic
Execution time: 0.025490045547485
array(1) { ["section"]=> string(86) "foto-e-dites-lexuesit-e-newsbomb-al-behen-bashke-ne-ndihme-te-nenes-me-dy-femije-44889" }