Foto e ditës/ “Na fal, bukurosh nuk të shpëtuam dot....”

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:28 08-01-2016 Foto e ditës/ “Na fal, bukurosh nuk të shpëtuam dot....”

Na fal, bukurosh nuk të shpëtuam dot! Ngordhe se në 4 ditë asnjëri nuk të dha as edhe një kothere bukë të haje... Në mes të Tiranës, në mes të qyteterimit tonë... Edhe pse pritëm me ty në shi orët e fundit të jetës, edhe pse një e huaj zemërgjerë si Maria të mori në qendrën e saj vullnetare, prapë nuk ja dole dot bukurosh... Dhe e di kush është ironia bukurosh? Që ata që duhet të të shpëtonin 4 ditë përpara, erdhën me shiringa eutanazie në dorë pasi panë lajmin në fb... dhe e di ç’bënë tjetër bukurosh? Marias zvicerianes që të ndihmoi ty, i bënë presion se do i mbyllin qendrën ose në të kundërt duhet të paguaj gjoba...dhe e di pse bukurosh? Sepse Maria me 3 të tjerë në mënyrë vullnetare, nuk e paska mbajtur sa duhet pastër qendrën ku grumbullonte qentë e rrugës...

Shteti në vend ta ndihmonte, ose minimalisht të ulte kokën se nuk po bën dot punën që po bëjnë 3 vullnetare shkon dhe i bën presion... Ti shpëtove bukurosh... ne jemi fatkeqët që vazhdojmë jetojme akoma këtu...

Arbër Çepani

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.054754018783569
array(1) { ["section"]=> string(54) "foto-e-dites-na-fal-bukurosh-nuk-te-shpetuam-dot-29428" }