Foto e ditës/ Nëna që shet barishte dhe lexon librin e të birit

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:01 22-06-2016 Foto e ditës/ Nëna që shet barishte dhe lexon librin e të birit

Një nënë që për djalin e saj ka bërë më të mirën, duke e edukuar e duke e bërë të suksesshëm dhe që nga skamja detyrohet të shesë në cep të rrugës.

Një foto kapur nga ish-themeluesi i PD-së Bislim Ahmetaj, i cili rrëfen gjithë bisedën me të:

‘’Filozofia që percjell kjo foto vlen shumë më tepër se reforma në drejtësi, vlen njëmijë herë më shume se të gjitha fjalimet që mbajnë udhëheqësit politikë të enjten në parlament apo gjatë gjithë javës nëpër tribuna te ndryshme.

U emocionova aq shumë kur e pashë këtë nënë që ulur mbi një gur, me katër pesë duar barishte përpara, po lexonte një libër.

Iu afrova dhe i kërkova leje ta fotografoj. Ajo më tha: ‘’Jo te keqen nana se ju na i qitni në internet fotografitë e masanej vinë policat e s'na lanë me shitë’’.

Kur e pyeta se çfare libri po lexonte, ajo m’u përgjigj me një afshame dhimbje që i doli nga thellësia e shpirtit: ‘’E ka shkruar im bir që jeton tash 15 vite në Kanada...’’.

 Më la pa fjalë, doja t'ia blija gjithë barishtet që kishte shtruar mbi trotuar por për fat të keq isha nisur për një takim dhe koha s'ishte me mua...shpresoj ta shoh prapë dhe t’ia blej atë metër katror me barishte, në trotuarin pronë të pushtetit dhe jo të publikut.’’

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02754807472229
array(1) { ["section"]=> string(68) "foto-e-dites-nena-qe-shet-barishte-dhe-lexon-librin-e-te-birit-44226" }