Foto e parë e ditëlindjes së Metës, "Me qetësi e Dashuri"

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:28 24-03-2015 Foto e parë e ditëlindjes së Metës, Foto e parë e ditëlindjes së kreut të LSI me të rinjtë e LSI

Ditëlindja e kreut të Kuvendit, njëkohësisht kreut të LSI këtë vit duket se po shkon vërtet  me qetësi e dashuri po të kujtojmë ditëlindjen e vitit të shkuar kur u bë një zhurmë e madhe mediatike dhe Meta u sulmua politikisht për shumën e madhe të parave apo numrin e konsiderueshëm të të ftuarve.

Shembulli ilustrues për sa shkruajtëm më sipër është pikërisht kjo foto ku duket kreu Ilir Meta dhe të rinjtë e LSI të cilët i kanë shkuar në zyrë dhe i kanë dhuruar lule liderit të tyre. Por jo vetëm kaq... Ata kanë edhe një mesazh urimi për të:

“Shembulli dhe frymëzimi ynë,

Gjithmonë i gatshëm me këshilla që e ardhmja jonë të jetë e ndritur. Mbështetësi më i fortë i rinisë shqiptare. Me qetësi dhe dashuri!

Gëzuar Datëlindjen #Ilir_Meta #LSI #LRI”, shkruhet në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029416799545288
array(1) { ["section"]=> string(59) "foto-e-pare-e-ditelindjes-se-metes-me-qetesi-e-dashuri-6812" }