Foto e parë e fitores, Leli: Besimi që më dhatë i jashtëzakonshëm, sfida e vërtetë fillon tani

Publikuar tek: politike, më 21:46 22-06-2015 Foto e parë e fitores, Leli: Besimi që më dhatë i jashtëzakonshëm, sfida e vërtetë fillon tani

Kryebashkiaku i ri i Vlorës, Dritan Leli, ka vendosur të festojë pranë miqve të tij pas mbylljes së procesit të numërimit. Leli shihet përkrah drejtoreshës së Spitalit Vlorë, Bruna Mersini dhe kryetari i Partisë Socialiste për Vlorën.

Dritan Leli ka uruar të gjithë bashkëqytetarët e tij “për fitoren historike me mbi 15 mijë vota përpara”.

“Të dashur miq! Fitore historike me mbi 15 mijë vota diferencë!!!

Ju jam pafundësisht mirënjohës gjithë bashkëqytetarëve të mi, nga Novosela në Llogara për votën tuaj.

Ky është një besim i jashtëzakonshëm që më dhatë, besim i cili më bën më të devotshëm, më përgjegjës dhe më të përkushtuar. Sfida e vërtetë fillon tani. Së bashku le të hapim një faqe të re për Vlorën tonë europiane!!!

Jam i sigurt qe do të kemi edhe pas numërimit të votave për këshilltarët bashkiakë një rezultat po kaq të thellë”, shkruan Leli.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fiton me diferencë të thellë kandidati i LSI në Bulqizë
Selfo Kapllani i Lëvizjes Socialiste për Integrim fiton në Kuçovë »
Article Logic
Execution time: 0.022758960723877
array(1) { ["section"]=> string(97) "foto-e-pare-e-fitores-leli-besimi-qe-me-dhate-i-jashtezakonshem-sfida-e-vertete-fillon-tani-14379" }