Foto e rrallë e Korçës, një çift bashkëshortësh intelektualë në ballkon: Aleksandra dhe Tashko Ilo i ''Himnit të Flamurit''

Publikuar tek: kulture-art, më 10:43 12-03-2016 Foto e rrallë e Korçës, një çift bashkëshortësh intelektualë në ballkon: Aleksandra dhe Tashko Ilo i ''Himnit të Flamurit''

Foto të rralla që tregojnë se në Shqipëri ka patur jetë. Dy intelektualë të Koçës, Aleksandra e Tashko Ilo, qëndrojnë në ballkonin e shtëpisë së tyre të veçantë. Tashko Ilo njihet si i patrioti që solli në atdhe ''Himnin e Flamurit''. Foton e publikon Niko Kotherja, i cili tregon edhe historinë e tyre.

“Shtepine e tyre te veçante, ne stilin romuno-bizantin, me dy modele hyrjeje: qytetare dhe fshatare, e ndertuan ne qender te Korces ne vitin 1928. Jetuan aty deri ne vitin 1944, kur pushteti i ri ua uzurpoi dhe i vendosi te banonin si qiraxhinj ne shtepine e babait tim. Aty jetuan per vite me rradhe, rreth 2 dekada. Me urtesine dhe miresine e tyre, arriten te ishin pjese e familjes edhe ne ushqimin e dites dhe permes atij trajtimi brutal qe beri pushteti i atehershem. Nje miqesi e paster dhe e forte vazhdoi edhe pasi ata u kthyen ne shtepine e tyre, ne fillimvitet `60.

Ai ishte patriot dhe aktivist i dalluar. Solli prej Rumanise ne atdhe kengen "Betimi mbi flamur" qe me vone u be Himni i Flamurit. Ajo ishte nje nga grate me perparimtare te kohes qe u perpoq per emancipimin e gruas korcare dhe shqiptare, permes shoqerish e grupimesh kulturore. Ata jane Tashko Ilo dhe Aleksandra Ilo, bashkeshortet e fisshem, qe ne kohen me te zymte per ta u gjet si strehe shtepia e vjeter e tim gjyshi, ajo shtepi ku pothuaj cdo dite hakerreheshin sigurimsat se do te gjenin floririn e fshehur te tregtareve kulake...!

...Tashko dhe Aleksandra e ndertuan shtepine e tyre ne Korce. Sot eshte nje nga banesat me te bukura te qytetit dhe njihet si "Shtepia rumune"...

Eshte e ndertuar e gjitha me material thjesht shqiptar e jo me material te huaj, pasi ky ishte amaneti i Tashkos..”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kinematografia shqiptare në festivalin ndërkombëtar në Paris
Refugjati sirian mesazh qeverisë shqiptare: Hap dyert dhe na dërgo në Gjermani »
Article Logic
Execution time: 0.017855882644653
array(1) { ["section"]=> string(123) "foto-e-rralle-e-korces-nje-cift-bashkeshortesh-intelektuale-ne-ballkon-aleksandra-dhe-tashko-ilo-i-himnit-te-flamurit-34896" }