Foto: Ja mjetet e blinduara që SHBA i dhuroi Forcave të Armatosura

Publikuar tek: politike, më 19:48 06-11-2017 Foto: Ja mjetet e blinduara që SHBA i dhuroi Forcave të Armatosura

Rritja e buxhetit të Mbrojtjes dhe faza e re e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-ve ishin mesazhet kryesore të ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe ambasadorit amerikan Donald Lu, gjatë ceremonisë së dorëzimit të 12 mjeteve të blinduara nga qeveria amerikane për Forcat e Armatosura shqiptare.

Ministrja Xhaçka falënderoi qeverinë amerikane për mbështetjen e treguar ndaj Forcave të Armatosura shqiptare, si dhe theksoi fazën e re të marrëdhënieve me SHBA, të cilat ajo i cilësoi si aleat strategjik.

sdfgerthh5h.jpg

Më pas të pranishmit panë nga afër jo vetëm 12 mjetet e blinduara, por edhe mjetet dhe pajisjet e tjera që i janë dhuruar në vite Forcave të Armatosura shqiptare nga qeveria e Shteteve të Bashkuara.

wergfterg4g4h45j.jpg

12 mjete e dorëzuara sot e çojnë në 18 numrin e mjeteve të blinduara, të cilat janë pjesë e paketës prej 248 mjetesh me vlerë 12 mln dollarë që qeveria e SHBA do t’i dhurojë FA-ve shqiptare.

dgferger5g4g4g.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kryemadhi paralajmëron rrëzimin e qeverisë: Nuk ka më kthim pas! (Video)
Garda merr në mbrojtje anëtarët e ‘Vettingut’, zbardhet vendimi »
Article Logic
Execution time: 0.020384073257446
array(1) { ["section"]=> string(71) "foto-ja-mjetet-e-blinduara-qe-shba-i-dhuroi-forcave-te-armatosura-98580" }