Foto me trafikantin e 60 kg heroinë, reagon PD: Lajme nga portale që sponsorizon qeveria

Publikuar tek: politike, më 22:47 08-11-2018 Foto me trafikantin e 60 kg heroinë, reagon PD: Lajme nga portale që sponsorizon qeveria

Policia e Holandës ka arrestuar shtetasin shqiptar Amar Shkëmbi në Amsterdam, pasi u kap me 60 kg heroinë.

Në media ka qarkulluar një foto e Shkëmbit me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, ku është krijuar dilema nëse i arrestuari është një mik i Bashës apo një simpatizant i tij .

Për të mohuar këto zëra, zëdhënsja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në një reagim për media dhe ka hedhur posht një njohje mes tyre. Sipas Lulzim Basha nuk ka patur dhe nuk ka asnjë lidhje me njërëz të botës së krimit.

“Disa media që financohen nga paratë që Edi Rama ju grabit shqiptarëve kanë sajuar, sot, nga hiçi një lajm kundër Kryetarit të Partisë Demokratike për ta lidhur atë më persona me të cilët ai nuk ka asnjë njohje dhe as lidhje.

Partia Demokratike gjen rastin të theksojë një fakt që e dinë të gjithë shqiptarët: Lulzim Basha nuk ka patur, nuk ka dhe nuk ka për të patur kurrë asnjë lloj lidhje me njerëz të botës së krimit.

Lulzim Basha dhe Partia Demokratike janë të vendosur në luftën e tyre pa kompromis kundër krimit që ka kapur shtetin dhe kontrollon gjithë qeverisjen e vendit,”ka deklaruar zëdhënsja e PD.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama nuk “ua kursen” gazetarëve: Duhet të kërkoni falje për llumin që hodhet për Saimir Tahirin
Nga 1 në 7, sa mundësi ka Meta dekretojë Lleshin? Ja si përgjigjet Rama »
Article Logic
Execution time: 0.026174068450928
array(1) { ["section"]=> string(93) "foto-me-trafikantin-e-60-kg-heroine-reagon-pd-lajme-nga-portale-qe-sponsorizon-qeveria-140817" }