Foto Meta-Klinton në 2002, si e telefonoi kryeministri Blendi Fevziun për të nxjerrë menjëherë foton

Publikuar tek: politike, më 07:58 25-08-2015 Foto Meta-Klinton në 2002, si e telefonoi kryeministri Blendi Fevziun për të nxjerrë menjëherë foton Meta-Klinton ne 2002. Foto realizuar nga Meksi Xhufka. Fotoreporteri ka gabuar daten mbi foto duke shkruar 2012, nderkohe qe foto eshte realizuar ne 2002

Fotoreporteri i qeverisë për më shumë se 20 vjet, aktualisht në pension Meksi Xhufka, ka nxjerrë një tjetër foto nga arkiva e vet. 

Bëhet fjalë për samitin e NATO-s në Stamboll në 2002. “Hymë në sallë. Ilir Meta, kryeministër, ishte ulur pranë kancelarit Shrëder. Vjen Klinton pranë karriges së tij për ta takuar. U takuan perzemërsisht. Metës, i erdhi e papritur vajtja e Klintonit pranë karriges së tij. Për Ilir Metën, ishte takimi i parë me Klintonin.

Unë nxorra aparatin nga çanta për t’i fotografuar. Në momentin kur u afrova, në shpatull më kapi një dorë e fortë. Ishin bodigardët e Klintonit. Në moment ndërhyri ministri i jashtëm Paskal Milo, duke u thënë bodigardëve të më lejonin. Me Klinton e Metën u afrua edhe sekretarja Madeline Albright. Unë doja të bëja një foto dyshe të Klinton dhe Metës por Albright qëndronte afër tyre. Atëherë iu afrova dhe ia bëra me shenjë lëvizje si me brryl. Kjo ndodhi në moment pune e sipër duke fotografuar. Albright e kupoi dhe më liroi vendin e saj që unë të bëja foton dyshe Klinton-Meta. Foton e bëra me besim, me aparat me filma” rrëfen Meksi Xhufka historinë e fotos.

Dhe më pas tregon se Meta ishte ngjitur në dhomën e tij. “Më thërret në dhomë dhe më pyet: Meks u lodhe ndopak? Jo i them. Meta më thotë: Kam besim të ty. Vazhdova ti tregoja se i kisha realizuar një foto me Klintonin. Urime, më thotë. Kur isha në dhomë më porositi edhe mua një kafe. Ilir Meta, mori në telefon Blendi Fevziun duke e vënë në dijeni për informacionin dhe për foton me Klintonin. “Do t’jua nisim shpejt” i thotë Meta në telefon Blendi Fevziut” rrëfen fotoreporteri i kryeministrisë i cili thotë se në këtë punë, asnjëherë nuk duhet të dështonte. “Më e vështira është në takimet kokë më kokë, ku është vetëm fotoreporteri i protokollit dhe asnjë media tjetër” rrëfen Meksi Xhufka. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj për banorët e bregut: Që mos t’i marrë lumi, mos ndërtojnë buzë lumit
Bullgaria në tavolinën e Maqedonisë e Shqipërisë, por mungon Serbia »
Article Logic
Execution time: 0.01700496673584
array(1) { ["section"]=> string(105) "foto-meta-klinton-ne-2002-si-e-telefonoi-kryeministri-blendi-fevziun-per-te-nxjerre-menjehere-foton-19101" }