Foto nudo në vaskë, Manaj kërcënon mediat: Kjo nuk përfundon me kaq

Publikuar tek: sport, më 19:49 10-03-2016 Foto nudo në vaskë, Manaj kërcënon mediat: Kjo nuk përfundon me kaq

Futbollisti i Interit, Rey Manaj ka reaguar pas publikimit të një fotoje, fillimisht nga Newsbomb.al dhe portali “Jeta Osh Qef” dhe më pas e shpërndarë në disa media sportive. Në profilin zyrtar të Manajt në Instagram, mbrëmjen e djeshme u publikua një foto nudo e dy personave në vaskë.

Poshtë fotos, ishte etiketuar shokun i tij, Keidi Bare që luan me të rinjtë e Atletiko Madridit në Spanjë. Pas disa sekondash, foto u fshi nga profili i futbollistit.

Megjithatë, Manaj ka reaguar ashpër me anë një postimi, kësaj here në “Facebook”, ku në vend që të merrej me sqarimin e këtij incidenti, ka kërcënuar mediat për publikimin e fotos. Ai pretendon se profili i është vjedhur dhe foto e publikuar është gjetur në internet. Lojtari mohon që të jetë ai dhe Bare në atë foto.  

Rey Manaj, i njohur për deklaratat e tij të nxituara edhe pse ka pak kohë që është në vëmendjen e mediave, në reagimin e fundit paralajmëron mediat se kjo nuk do të përfundojë me kaq. Manaj paralajmëron që askush “të mos kruhet” me të.

Lojtari zikaltër shkruan gjithashtu se ai nuk është homoseksual, ndonëse diçka e tillë nuk u pretendua asnjëherë nga mediat, megjithatë, Manaj kërkon ta theksojë fortë këtë detaj.

Postimi i plotë i Rey Manajt:

Nëse doni të më ulni mua ose të më prishni imazhin nuk do ja arrini kurrë! Jeni një tufë me dele të komanduara nga dy tre injorantë, që vdesin nga zilia për mua, po s’ka gjë unë i fal! S’jeni dhe nuk do jeni kurrë në nivelin tim dhe aq më tepër nuk do arrini të bëni kurrë atë që kam bërë unë! Ju jeni thjesht barbona dhe asgjë meë tepër. Mos u kruani meë me mua për disa klikime sepse nuk do përfundojë me kaq! Fotot janë të marra nga interneti dhe ma kanë HACKUAR PROFILIN dhe kush do ta besoi le ta besoi UNË MEND NJERËZVE NUK DO T’I JAP, secili ka dhe do ketë mendimin e tij ...dhe uneë do ta respektojë. S’kam frikë nga askush dhe s’ma ndjen për asgjë përveçse familjes time dhe shoqërisë time. Unë jam njeri pozitiv që i merr gjërat me sportivitet dhe shyqyr Zotit ka akoma njerëz të mirë e të zgjuar që besojnë në mirësi e respekt. Kanë bërë batuta e shpikur mesazhe "kushërinjsh" dhe deri aty kam toleruar madje i kam futur një të qeshur, por mendoj se kjo puna e fotove ishte e tepruar dhe nuk kam aspak dëshirë ta lë me kaq këtë çështje. Gjithsesi nuk kam asgjë kundër homoseksualve, madje janë të lirë të bëjnë ç’të duan me jetën e tyre por nuk është rasti im! Nuk mund të hidhet baltë mbi kurrizin e një personi që lufton e loz me shpirt për fanellën e Shqipërisë, s’më besohet që unë luaj me zemër e bëj kaq sakrifica për njerëz kaq të ULËT E TË TRASH, edhe mbi të gjitha për dy like. Më vjen shumë keq për nivelin e ulur të këtyre njerëzve sepse janë të mjerë! Unë kam familje dhe nëna ime ose motra ime mund të shohin këto shpikje edhe të mërziten! Është për të ardhur TURP!! Gjithsesi nuk dua të kërcënoj askënd.. ama nuk mbaron me kaq!!! Faleminderit gjithë të tjerëve për suportin. RESPEKTE R.M

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 108 vjet histori, Inter feston ditëlindjen mes vështirësive dhe shpresës
PSG dhe Benfika në çerekfinale, Chelsea jashtë Champions League »
Article Logic
Execution time: 0.013727188110352
array(1) { ["section"]=> string(71) "foto-nudo-ne-vaske-manaj-kercenon-mediat-kjo-nuk-perfundon-me-kaq-34777" }