Foto që çmendi rrjetet sociale, rrëzohet me fadroma muri monument i stadiumit “Qemal Stafa”

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:13 13-08-2016 Foto që çmendi rrjetet sociale, rrëzohet me fadroma muri monument i stadiumit “Qemal Stafa” Foto që çmendi rrjetet sociale

Fasada e stadiumit “Qemal Stafa” ra. Pikërisht ajo për të cilën ishte garantuar se nuk do të prishej, u gjend në tokë, duke bërë që rrjetet sociale dhe mediat në përgjithësi të ngrinin si shqetësim rënien e dy basorelieveve historike të stadiumit në tokë, ashtu sikurse edhe pllakat e fasadës së stadiumit. Por ndërkaq, firma ALBSTAR që ka marrë përsipër ndërtimin e stadiumit aq të debatuar, me gjithë kullën në krah të saj, paraditen e sotme ka mohuar të gjitha informacionet, edhe pas daljes së fotove, se fasada është prishur në mënyrë të pakujdeshme.

Në media u shpërndanë fotot ku dukeshin punëtorët e firmës, që hiqnin një nga një të gjitha gurët e fasadës së stadiumit, madje të shënuara me numra përkatës dhe me rreshtat sikurse ishin të vendosur në mur, për të treguar se gjithçka është kryer me korrektësi. Kurse Edi Rama i quajti basorelieve pa vlerë.

Ndërkaq, qytetarët janë duke parë dy realitete: atë të fotos së bazorelieveve të stadiumit të hedhura përtokë dhe tjetrin që ka të bëjë direkt me PR e firmës dhe mënyrën sesi po zhvillon punimet.

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066280364990234
array(1) { ["section"]=> string(94) "foto-qe-cmendi-rrjetet-sociale-rrezohet-me-fadroma-muri-monument-i-stadiumit-qemal-stafa-49598" }