Foto shokuese: Prindërit në mbidozë droge me fëmijën e mitur në makinë

Publikuar tek: bota, më 17:38 09-09-2016 Foto shokuese: Prindërit në mbidozë droge me fëmijën e mitur në makinë

Policia e Ohios ka publikuar në Facebook-un zyrtar disa fotografi që tregojnë momentin shokues kur dy prindër kanë kaluar në mbidozë në automjetin e tyre teksa në vendin e pasëm qëndron djali i tyre i përhumbur.

Sipas policisë, prindërit kanë kaluar në overdozë heroine. Ata thanë se fotot janë publikuar për të rritur ndërgjegjësimin.

“Jemi të vetëdijshëm se shumë prej jush mund të ofendohen nga këto foto dhe për këtë ju kërkojmë falje, por është koha që publiku jo-përdorues droge të shohë se me çfarë përballemi përditë”, shkruhet në përshkrimin e fotove.

Prindërit duhet ta dërgonin fëmijën në shkollë, por makina e tyre ndenji e parkuar për disa orë. Një telefonatë lajmëroi policinë e Ëest Virginia, të cilët shkuan në vendngjarje për të zbuluar rastin e rëndë.

Dy prindërit u arrestuan menjëherë pasi u trajtuan në spital ndërsa fëmija u dërgua në qendrën e Columbia-s.

Untsdf434hhhhed.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.19079995155334
array(1) { ["section"]=> string(75) "foto-shokuese-prinderit-ne-mbidoze-droge-me-femijen-e-mitur-ne-makine-52431" }