Fotografi Endrit Mërtiri befason me këtë dedikim për të ëmën që mbush 50 vjeç

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:59 20-05-2016 Fotografi Endrit Mërtiri befason me këtë dedikim për të ëmën që mbush 50 vjeç

Fotografi i njohur Endrit Mërtiri ka befasuar ndjekësit e tij në rrjetet sociale me një dedikim për të ëmën e cila sot mbush 50 vjeç. Fotografi kthehet pas në kohë dhe kujton çdo sakrificë të së ëmës në këtë shkrim të gjatë e me ngjyrime përshkruese letrare . “Të dua shumë ma. Je drita që më shkëlqen në sy. Ajo dritë je ti...vetëm ti”, i shkruan Mërtiri.

Dedikimi i plotë:

“Ti ishe femija I parafundit ne familjen tende , prinderit e tu I takove ne jete shume te vjeter dhe si me ke thene nuk I shijove mjaftueshem … ndaj e linde Anin kur ishe vetem 21 vjec dhe mua 25 qe te kishe kohe mjaftueshem te qendroje gjate me ne , ti sot mbush 50 vjet te mbushura me peripeci pasi jeta jote kishte me shume zbritje se sa ngjitje . ti sakrifikove mjaftueshem boll qe te ndertoje dicka ashtu si e kishe ne koke dhe pse kushtet te shtynin me force pas . ti nuk u lodhe dhe nuk u dorezove kurre duke I kthyer jetes fytyren e ajo duke te goditur. Vitet per ty kalonin dhe gjerat e bukura ne jeten tende ishin te pakta por zemra jote nuk ndaloi kurre se qeni e bardhe … e ti nuk u dorezove . ardhja ime dhe e Anit ne jete ishte dicka e bukur per zemren tende por ti u lodhe , ti u stermundove qe te na plotesoje cdo kusht cdo gje qe ty te kishte munguar ne jete dhe pse kushtet serish nuk ishin . ti arrite ta kamufloje cdo problem ne menyren perfekte qe ne te rriteshim duke mos kuptuar asgje. ti na blije veshje te reja per fillimin e shkolles sepse ne ishim nxenes te mire por dhe na pelqente te dukeshim bukur nderkohe sakrifikoje veten duke mos blere asgje e duke u sajuar ne skaje . ti me coje dhe me merrje per dore nga shkolla duke me mesuar se veshjet nuk ishin dicka me vlere dhe sigurisht une nuk te kuptoja pasi isha I vogel , mua me pelqente qe librat dhe fletoret e mia te ishin te mbeshtjellura me letra me ngjyra e me kartona te animuar si shoket e mi dhe jo me letra te bardha tabaku por ti ma mbushje mendjen e me thoje qe mos u bej si ata ti duhet ti kesh te rregullta dhe te pastra librat dhe sigurisht une te besoja qe ashtu ishte dhe lumturoesha me mendjen se une I kam me te bukura se te tjeret e keshtu ti kamufloje cdo nevoje timen pa e kuptuar une . me kalimin e viteve une kuptoja cdo gje dhe adhuroja menyren tende te pashoqe per te me beret e ndjehem mire me aq pak sa mundesite ishin . une fillova te punoja mjaft heret qe 14 vjec pasi ashtu me edukove , kishte raste qe dhe shkollen e lija pas dore ama ti nuk me lejoje qe mesatarja ime te shkonte nen 9 . sakrifikove shume per tme plotesuar endrren … ashtu me sajesa me blije bojrat e vajit dhe kanavacat qe un doja aq shume te vashdoja liceun nderkohe qe eksperimentoja me aparatet e te tjerve me aq sa mundesite ishin pasi arti ne mua ishte kultivuar . ishte kultivuar nga ty qe doje te beje aq shum gjera kur ishe e vogel por askush nuk ti degjoi tekat e askush nuk ti plotesoi… me bleve nje aparat Kodak modest me kursimet qe kishe mbledhur per 5 vite me rradhe vetem qe une te gezoja me 10 janar ateher kur bera 15 vjec … sot ja ku jemi … jemi aty ku mundimet e tua e ben endren time e tenden realitet. Por dicka me dhemb . 50 vitet e tua ! premtoj qe buzeqeshja jote vibrante sdo mungoje kurre dhe zemra jote e bardhe si bora ne skajet me te larta e e bute si rete ne qiell do jete e lumtur nga dashuria ime . ty te ofroj vetem time , flijoem para dashurise tende qe me djeg si zjarr ne zemer , flijoem para syve te ty qe jan si pranvere ne shpirtin tim, te dua shume mam . te dua aq sa te kam dashur ne ditet tona me te zymta te dua njesoj sot e do te dua deri diten kur syte do me mbyllen . do te dua dhe me pas, do te dua dhe do te kerkoj kudo te jem e ti kudo te jesh . te dergoj vetem nje puthje te mbuluar me dashuri nga ajo qe ne te dy e kemi per njeri tjetrin … te dua shum mam . 
Je drita qe me shkelqen ne sy , ajo drit je ti … vetem ti…”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023829221725464
array(1) { ["section"]=> string(83) "fotografi-endrit-mertiri-befason-me-kete-dedikim-per-te-emen-qe-mbush-50-vjec-41003" }