Fotografi nga Kalifornia zbulon “kuçedrën” shqiptare, që po “përpin” lumenjtë

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:27 26-07-2017 Fotografi nga Kalifornia zbulon “kuçedrën” shqiptare, që po “përpin” lumenjtë

Për katër vitet e fundit fotografi Oegger St. Nick, me origjinë nga Kalifornia, ka eksploruar Shqipërinë, duke fotografuar peisazhet e saj të mrekullueshëm dhe duke mësuar në lidhje me historinë komplekse të këtij vendi në Ballkanin Perëndimor, shkruan The Calvert Journal, e specializuar për udhëtimet dhe fotografinë.

Ai u vendos për herë të parë në Shkodër, qyteti më i madh verior, në kufi të Shqipërisë dhe Malit të Zi. Më pas fotografi kaloi në jug, , ku ai thotë: “ndihet më Mesdhe dhe ka një ndikim të fortë grek, me shumë kisha ortodokse dhe fshatrat minoritarë që flasin greqisht “.

Duke përdorur lumin e fundit të egër të Evropës, Vjosa, si një udhëzues, fotografi shpejt zbuloi se peizazhet e pastër dhe të egër, si dhe lumi vetë, ishin nën kërcënim nga një projekt i propozuar i digës së hidrocentralit. Seria e tij fotografike quhet “Kuçedra”, sipas një dragoi nga folklori shqiptar, dhe tregon urgjencën e ruajtjes së këtij rajoni të virgjër.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027674913406372
array(1) { ["section"]=> string(78) "fotografi-nga-kalifornia-zbulon-kucedren-shqiptare-qe-po-perpin-lumenjte-87366" }