Fotografia më e hershme e Sarandës, çfarë u ka shpëtuar historianëve dhe arkeologëve

Publikuar tek: kulture-art, më 07:41 31-07-2016 Fotografia më e hershme e Sarandës, çfarë u ka shpëtuar historianëve dhe arkeologëve

Këshilltari i kryeministrit Rama për Trashëgiminë, Artan Shkreli publikon këtë foto të hershme të vitit 1892 nga Saranda ku zbulon fortesën e zhdukur të periudhës otomane.

“Ndoshta fotografia më e hershme që trashëgojmë nga Saranda, është bërë në vitin 1892. Vërehet një gjë që u ka shpëtuar historianëve dhe arkeologëve. Limani i 40 Shenjtorëve (Santi Quaranta o Agios Saranda) paska pasur një fortesë të periudhës otomane dhe nuk bëhet fjalë për rrënojat antike të kështjellës së Onhezmit.

Vërehet ende në foto porta jugore si dhe një kurtinë (mur) relativisht e gjatë në anën perëndimore. Në paretin e kurtinës, ashtu sikurse në kështjella të tjera të kohës, janë hapur dritare për katin përdhe dhe mbi mur është ndërtuar një kat tjetër. Kështu, kurtina vijon përgjatë bregdetit me godina ngritur mbi të, dhe në mes dy syresh vërehet edhe një kullë rrethore e lartë deri në nivelin e bedenave. Pastaj muri rrethues (i rrënuar në hapësirën midis dy ndërtesave), vijon si bazament i një ndërtese tjetër të gjatë me një karakoll, për të përfunduar pranë godinës trekatëshe në fund. Ndërtesa më karakoll, kati përdhes i së cilës përbëhet nga kalaja otomane, do ketë shërbyer si depo mallrash portuale, pasi nga ana e veriut është pa dritare dhe e pajisur me kontraforte të fuqishme guri. Këto kontraforte nuk kanë qenë pjesë përbërëse e murit të kalasë, por janë bërë më vonë dhe me siguri kanë shërbyer për të mos u shembur muri i kësaj magazine, e cila me gjasë ka shërbyer për depozitimin e kripës rifuxho (që kur laget e rrit shumë peshën specifike të saj); njësoj si në rastin e depos së kripës në Bashtovë.

Ndonëse nuk mund të thuhet me siguri, për nga ngjashmëria që ka më kalanë e Tiranës, Peqinit apo dhe kullave të kalasë në derdhje të Vivarit në Butrint, është e mundur që ky fortifikim të jetë i shek. XVI-XVII, kohë e ofensivave osmane në Korfuz.

Një tregues (relike) i kësaj kalaje ka qenë një top bronzi që deri në vitin 1986 (kur është luajtur në Sarandë filmi “Dy herë mat” qendronte gjysmë i mbuluar në zhurin e plazhit pikërisht në atë vend”, shkruan Shkreli.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « TAP nxjerr në dritë një Kapitel të Shekullit të VI
Zbuloni vajzën e këtij politikani shqiptar që po bëhet supermodele në Evropë (FOTOT) »
Article Logic
Execution time: 0.018096923828125
array(1) { ["section"]=> string(89) "fotografia-me-e-hershme-e-sarandes-cfare-u-ka-shpetuar-historianeve-dhe-arkeologeve-48229" }