Fotografon djalin në natyrë por shokohet nga ajo ç’ka zbulon më vonë

Publikuar tek: bota, më 23:04 04-11-2016 Fotografon djalin në natyrë por shokohet nga ajo ç’ka zbulon më vonë

Nëna është tmerruar pasi pa fantazmat e dy ushtarëve të Luftës Civile në një foto të djalit të saj, të shkrepur jashtë në natyrë.

30 – vjeçarja Charlotte Harding vizitoi Muzeun Historik Kombëtar St Fagans, në Cardiff, muajin e shkuar, ku i bëri foto familjes dhe miqve me të cilët ndodhej.

Por nëna e dy fëmijëve, që nga ai moment ka mbetur e terrorizuar, pasi beson se ka kapur në fotografi dy shpirtra, të dy ushtarëve që shihnin djalin e saj nga shkurret.

 “DailyMail” shkruanse që nga ai moment gruaja e ka të pamundur të flejë, qëkur bëri një kërkim në histori dhe zbuloi se në 1648, në St Fagans kishte patur një betejë dhe më shumë se 200 persona kishin mbetur të vrarë.

Kërkimi i saj tregoi gjitthashtu se edhe uniformat e ushtarëve të asaj kohe ishin identike si ato që ajo kishte kapur në foto.

“Pjesa më e madhe e atyre që kanë parë foton thonë se janë dy ushtarë me uniforma të Luftës Civile që duket sikur po bisedojnë me njëri – tjetrin. Edhe unë mund ta shoh këtë…”, është shprehur nëna.

djali01.jpgnena-femijet.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029565811157227
array(1) { ["section"]=> string(74) "fotografon-djalin-ne-natyre-por-shokohet-nga-ajo-c-ka-zbulon-me-vone-58453" }