Fotoja që na ka shpëtuar, Lulzim Basha në pozicion të pazakontë ditën e ndeshjes me Zvicrën

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:27 14-06-2016 Fotoja që na ka shpëtuar, Lulzim Basha në pozicion të pazakontë ditën e ndeshjes me Zvicrën

U fokusuam aq shumë te rezultati i ndeshjes, te djemtë e Kombëtares Shqiptare, te shpresa dhe te lutjet për një gol, sa shumë gjëra na shpëtuan atë ditë. Publikut gjithashtu.

Një pjesë e fotove të politikanëve të rëndësishëm u shpërndanë në media, rrjete sociale.

Por kjo foto e Lulzim Bashës me Kreshnik Spahiun jo dhe aq.

Kuptohet që ishin në prani të njëri-tjetrit kur panë ndeshjen dhe Basha, si xhentëllmen që është nuk hezitoi të bashkojë duart me kreun e Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiun.

Një foto jashtë të zakonshmes, sepse zakonisht Spahiun e shohim gjithnjë duke sharë e urryer këtë klasë politike drejtuese. Kuptohet që më i entuziasmuari ka qenë Spahiu, duke hedhur njërën dorë në shpinën e Bashës.

Demokratët nuk preferuan shumë t’i shpërndajnë këto pamje, por ai që nuk harron të mburret është Kreshnik Spahiu, i cili simbolin e Shqiponjës e përdor edhe për kauzat e veta politike. T'i ketë rrëmbyer euforia, apo vërtetë e adhurojnë njëri-tjetrin?!

lulzimbashakreshnikspahiu.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029942035675049
array(1) { ["section"]=> string(96) "fotoja-qe-na-ka-shpetuar-lulzim-basha-ne-pozicion-te-pazakonte-diten-e-ndeshjes-me-zvicren-43458" }