Fotoja që po bën xhiron e rrjetit, Veliaj dhe Tahiri kaq të trembur…

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:15 07-07-2016 Fotoja që po bën xhiron e rrjetit, Veliaj dhe Tahiri kaq të trembur…

Kjo është një nga ato fotot, që edhe pse mes të tjerash, po bën xhiron e rrjetit në Shqipëri.

Dje, në një ndeshje futbolli mes qeverisë dhe diplomatëve, që sipas parashikimeve për të mos lënë qejfmbetje përfundoi me barazim, Veliaj dhe Tahiri u kapën në një pozicion krejt ndryshe nga e zakonshmja e tyre.

Ministrin e Punëve të Brendshme jemi mësuar ta shohim plot vetësiguri kur del para medieve, por dje e pamë krejt ndryshe. Po kështu ka ndodhur edhe me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.

Të dy të trembur, gati për të pritur topin në murin e krijuar dhe kuptohet duke u munduar të mbrojnë pjesët delikate të trupit të tyre.

Në fakt kjo nuk është fotoja e plotë, pasi pranë tyre ishte edhe Besnik Bare, por me sa duket komentuesve shqiptarë u pëlqen që të përzgjedhin ato që duan, duke e prerë e duke e qarkulluar gjithkund.

erionveliajsajmirtahiriok.jpg

Fotoja e plotë, publikuar nga Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028936862945557
array(1) { ["section"]=> string(72) "fotoja-qe-po-ben-xhiron-e-rrjetit-veliaj-dhe-tahiri-kaq-te-trembur-45809" }