FOTOT / Kryebashkiaku Veliaj: Edhe 100 ylli im, por ...

Publikuar tek: aktualitet, më 08:14 24-10-2017 FOTOT / Kryebashkiaku Veliaj: Edhe 100 ylli im, por ...

Kryebashkiaku i Tiranës Erion, Veliaj, ka një këshillë për të gjithë ata që bëjnë urime publike, nëpërmjet zbukurimeve.

Në një postim në Facebook, ai u sugjeron të gjithë atyre që bëjnë surpriza publike me urimet, që t’i heqin sërish zbukurimet pas surprizës për njeriun e tyre të zemrës.

“Edhe 100 ylli im! Por që të jesh YLL prej vërteti, hiqi pas feste zbukurimet, se e imagjinon vetë si do bëhej Tirana me 1 milionë ditëlindje”, thuhet në postimin e kryebashkiakut Veliaj në Facebook.

Kohët e fundit është kthyer në një trend që në rrugët e kryeqytetit apo në hyrjet e pallateve të shohësh zbukurime të tilla ku qytetarët, veçanërisht të rinjtë, i urojnë ditëlindjen apo festa të ndryshme njerëzve të dashur. Por për fat të keq, pas feste “harrojnë” që t’i largojnë. Çdo ditë ndërmarrjet e Bashkisë së Tiranës ndërhyjnë për të pastruar ambientet si pasojë e neglizhencës së qytetarëve.

DM0QpBJWAAAe3mF.jpg

DM0QpA7W4AAOAsD.jpg

Më shumë në këtë kategori: « Tragjike/ Ndërron jetë papritur një foshnje në Sarandë
Kapet i riu, ishte shpallur në kërkim për kanosje e armëmbajtje pa leje, ç’ju gjet në makinë (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.016055107116699
array(1) { ["section"]=> string(53) "fotot-kryebashkiaku-veliaj-edhe-100-ylli-im-por-96980" }